Kovaçevski: Pas ribalancimit të buxhetit, synohet stabilitet i përgjithshëm ekonomik në Maqedoni të Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka treguar se ka në plan që ta rikthejë ekonominë e shtetit të tij në nivelet e zhvillimit, siç kishte qenë para pandemisë COVID-19

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimiter Kovaçevski, ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook, ku ka thënë se pas miratimit të ribalancimit të Buxhetit të shtetit synohet që të arrihet zhvillimi ekonomik, siç kishte qenë para pandemisë COVID-19.

Sipas Kovaçevskit, nëpërmjet balancimit të buxhetit do të sigurohet stabilitet ekonomik dhe mbështetje më e madhe financiare për qytetarët dhe kompanitë për këtë vit të krizës.

“Në një vit të mbushur me sfida ekonomike, energjetike dhe shëndetësore, vazhdojmë me kujdes të vërtetë për të gjithë qytetarët dhe fokusohemi në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit”, shkruan kryeministri Kovaçevski.

“Ribalancimi që u përshëndet nga Banka Botërore dhe u prezantua para qytetarëve dhe komunitetit të biznesit, përveç ruajtjes së stabilitetit makroekonomik, ka për qëllim edhe të ndihmojë ekonominë që të kthehet në nivelin para pandemisë”, ka shtuar ai.

Ai thekson se me ribalancimin janë parashikuar 76 milionë euro për masat e reja kundër krizës, 32 milionë euro për rritjen e prodhimit të ushqimit vendas, rritje të pagave në arsim dhe përkujdesjes për fëmijët dhe pagesën në kohë të tyre, rritje të pensioneve nga shtatori për mbi 320 mijë pensionistë, për subvencione për bujqit dhe fonde për projekte zhvillimore.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika