Kovaçevski për Ballkanin e Hapur: Iniciativë e mirë, por jo alternativë e integrimit evropian

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski, në Forumin e Prespës ka thënë se nisma e Ballkanit të Hapur sjell avantazhe ekonomike, mirëpo ajo nuk është alternativë për integrim në Bashkimin Evropian

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në ditën e dytë të Forumit të Prespës, ka thënë që duhet të ketë bashkëpunim me shtetet rajonale, në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik dhe kushte më të mira për qytetarët.

Sipas Kovaçevskit, Maqedonia e Veriut ka katër pika kryesore, 40 për qind prej të cilave i kanë realizuar pritshmëritë per Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë ndër të tjera, se pjesëmarrja në samitin e Ballkanit të Hapur, sjell avantazhe ekonomike.

“Në samitin e Ballkanit të Hapur ishim me liderët e rajonit, avantazhet ekonomike janë të rëndësishme për të gjithë”, ka thënë Kovaçevski.

Sipas tij, iniciativa e Ballkanit të Hapur, është e mirë, por nuk është alternativë e integrimit evropian.

“Të gjitha shtetet përreth janë të mirëseardhura. Në Ballkanin e Hapur kemi mundësi të bisedojmë. Ëshrë iniciativë e mirë, por nuk mund te jetë alternativë e integrimit evropian”, ka shtuar ai.

Sipas tij, me nismën e Ballkanit të Hapur, është një treg ku ka miliona qytetarë, dhe siç thotë ai, kjo sjell benefite.

Të enjten e 16 qershorit, ka filluar konferenca ndërkombëtare triditore e Forumit të Prespës për Dialog, në Ohër.

Kjo konferencë është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, edicioni i së cilës titullohet “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”.

Forumi për Dialog i Prespës do të trajtojë çështjet më urgjente të sigurisë politike dhe ekonomike me të cilat përballet sot Evropa dhe Ballkani Perëndimor, me fokus të veçantë në implikimet e luftës së Ukrainës në situatën e përgjithshme ndërkombëtare, politike, të sigurisë, ekonomike në Evropë dhe më gjerë.

Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në nismën e Ballkanit të Hapur, ai ka thënë se ky vend mund të i bashkohet kësaj inicative me të cilën nuk pajtohet, sepse siç thotë ai, me pjesëmarrjen e këtij shteti, do të kishte ndryshime të reja.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika