KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për kryetarët e 18 komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës dhe mori vendim për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetarë të 18 komunave, të cilat janë mbajtur më 9 nëntor.

Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klina, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Deri më tani, përveç certifikimit të rezultateve nga raundi i dytë, KQZ ka certifikuar rezultatet e 20 komunave tjera, ku fituesit janë zgjedhur në raundin e parë.

Ndërkaq, nga zgjedhjet për Kuvende Komunale, KQZ ka certikuar rezultatet për 27 asamble, më përjashtim të Kuvendit Komunal në komunën e Istogut ku ende është aktive një ankesë./EO

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika