KQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur datat dhe aktivitetet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetarë të Komunave, të cilat do të zhvillohen nga 3 deri më 9 nëntor 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së për miratimin e planit të aktiviteteve, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë në orën 06:59 më 9 nëntor.

Për votuesit jashtë Kosovës, të regjistruar gjatë raundit të parë dhe që i takojnë komunave ku mbahet raundi i dytë, KQZ ka parashikuar që dërgimi i fletëvotimeve të bëhet nga 26 tetori deri më 29 nëntor. Votimi përmes postës do të fillojë më 27 tetor dhe do të përfundojë më 8 nëntor 2025.

Subjektet politike do të kenë mundësinë të akreditojnë vëzhgues shtesë dhe të konfirmojnë vëzhguesit e akredituar nga 28 tetori deri më 3 nëntor. Edhe mediat, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit diplomatikë duhet të konfirmojnë vëzhguesit e tyre nga 31 tetori deri më 3 nëntor.

Gjithashtu, në mbledhje u miratuan rekomandimet për përfshirjen e rezultateve të rinumëruara nga 16 kuti votimi në 12 vendvotime të ndryshme, për shkak të evidentimit të mospërputhjeve. Vendvotimet e rinumëruara përfshijnë komunat e Deçanit, Gllogocit, Gjilanit, Lijanit, Prishtinës, Prizrenit, Shtimës dhe Suharekës.

KQZ gjithashtu bëri të ditur se personat që mbushin 18 vjet do të përfshihen në listën e votuesve për raundin e dytë, dhe ata që jetojnë jashtë Kosovës do të duhet të vijnë personalisht për të votuar, ndërsa personat që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës do të largohen nga lista e rregullt e votuesve.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika