Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025 për kuvendet komunale në komunat e Kosovës.
Rezultatet u miratuan me 10 vota “për”, duke konfirmuar përfundimisht fituesit e zgjedhjeve në nivelin komunal.
KQZ certifikoi rezultatin për kryetarë në disa komuna, duke përfshirë Prishtinën, Junikun dhe Mamushën, pas përfundimit të procesit të ankesave nga PZAP.
Më tej, KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të 35 komunave të tjera, duke përfshirë Deçanin, Gjakovën, Gllogocin, Gjilanin, Dragashin, Istogun, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Kamenicën, Mitrovicën e Jugut, Leposaviqin, Lipjanin, Novobërdën, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Podujevën, Prizrenin, Skënderajin, Shtimen, Shtërpcën, Suharekën, Ferizajn, Vitin, Vushtrrin, Zubin Potokun, Zveçanin, Malishevën, Hani i Elezit, Graçanicën, Ranillugun, Parteshin, Kllokotin dhe Mitrovicën e Veriut.
Po ashtu, KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për anëtarët e 37 Kuvendeve Komunale në të gjithë vendin, përveç Gllogocit (Drenasit), ku vendimmarrja përfundimtare ende nuk është mbyllur nga Gjykata Supreme lidhur me një ankesë të parashtruar.