KQZ-ja pritet që sot t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve

Një komisioner duke numëruar votat në Qendrën e Numërimit në Prishtinë / RFE.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mbajë takim nga ora 16:00 këtë të enjte, ku pritet t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve.

Në rend dite është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit si dhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura me 9 shkurt.

Ndryshe, të mërkurën Supremja i rrëzoi dy ankesat e fundit që ishte duke i shqyrtuar, duke i hapur kështu rrugë KQZ-së t’i certifikojë rezultatet.

LVV-ja u ankua në Supreme ndaj vendimit të PZAP-it, i cili nuk e kishte pranuar kërkesën e saj për anulimin e votave me postë që ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe shkuarjen në rivotim me postë.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë, pas pretendimeve të LVV-së se ka pasur manipulime nga LDK-ja.

Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka theksuar se anëtarët e Qeverisë, të cilët kanë fituar mandat deputeti, duhet që sot t’i dorëzojnë dorëheqjet e tyre.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika