Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve të subjekteve politike për tremujorin e fundit të vitit 2025, për partitë që ishin pjesë e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Të dhënat tregojnë dallime të konsiderueshme mes buxhetit të planifikuar dhe shpenzimeve reale të partive politike gjatë kësaj periudhe.
Sipas raportit, Lëvizja Vetëvendosje ka realizuar shpenzimet më të mëdha gjatë periudhës tetor-dhjetor 2025, duke shpenzuar gjithsej 1 milion e 263 mijë e 372 euro.
Ndërkohë, buxheti i saj për këtë periudhë ishte 550 mijë e 799 euro, që do të thotë se shpenzimet e kësaj partie kanë qenë 712 mijë e 573 euro më të larta se buxheti i planifikuar.
Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 280 mijë e 822 euro gjatë kësaj periudhe, ndërsa buxheti i saj ishte 283 mijë e 183 euro, ose rreth 2 mijë e 360 euro më shumë se shuma e shpenzuar.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka raportuar shpenzime në vlerë prej 224 mijë e 859 euro, ndërsa buxheti i saj për tremujorin e fundit të vitit ishte 225 mijë e 959 euro, që rezulton me rreth 1 mijë e 99 euro më shumë se shpenzimet e realizuara.
Sipas raportit të publikuar nga KQZ, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shpenzuar 70 mijë e 210 euro, ndërsa buxheti i saj ishte 70 mijë e 700 euro, ose 489 euro më pak se buxheti i paraparë.
Raportet: