KQZ jep detaje mbi aktivitetet pas ditës së zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e fletëvotimeve në 2,557 vendvotime dhe po vazhdon verifikimin e rezultateve në 38 Qendra Komunale të Numërimit.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike bëhet në vendvotim, ndërsa numërimi i votave për kandidatët për deputetë bëhet në Qendrat Komunale.

Përveç këtij numërimi, në këto qendra do të kryhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e vendvotimeve pas përfundimit të votimit.

“I. Aktivitetet në 38 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN): Të dielë në mbrëmje, është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve për subjektet politike në 2,557 vendvotime ku është zhvilluar votimi i rregullt. Sipas procedurave, të gjitha materialet zgjedhore janë tërhequr dhe vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat e vendit.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë bëhet në Qendra Komunale të Numërimit. Përveç numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në këto qendra, sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve. Ky proces, i njëjtë do të bëhet në 38 Qendra Komunale të Numërimit, në të cilat do të punohet me dy orare.

Numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve, do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve”.

Përveç votimit të rregullt në vendvotime, është mundësuar edhe: Votimi me kusht në 38 qendra me 57 vendvotime, ku janë evidentuar mbi 9,900 votues të regjistruar; Votimi jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile për personat me nevoja të veçanta, me 2,860 votues të regjistruar; Votimi jashtë Kosovës në 29 përfaqësi diplomatike dhe përmes postës. Nga votimi jashtë vendit, 16,165 nga 19,187 votues të regjistruar (84.24%) kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës. Ndërkohë, përmes postës janë regjistruar rreth 58,000 votues, dhe deri tani janë tërhequr 18,000 pako vetëm nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bern.

“II. Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR): Përveç organizimit të votimit në 2,557 vendvotime të rregullta, ka mundësuar: – votimin me kusht në 38 qendra votimi me 57 vendvotime; – votimin jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile votuesit me nevoja të veçanta dhe – votimin jashtë Kosovës në përfaqësitë diplomatike dhe përmes postës. Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht. Së shpejti do të kemi edhe të dhënat nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i cili është realizuar jashtë vendvotimeve. Numri i votuesve të regjistruar në këtë program votimi ka qenë 2,860. Nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%.

Ndërkaq, nga votimi përmes postës, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Nga ky lloj votimi, ende nuk kemi të dhëna përfundimtare për numrin e pakove me fletëvotime pasi këto të dhëna do t’i kemi pas përfundimit të procesit të tërheqjes së tyre nga kutitë postare.

Sipas të dhënave preliminare, vetëm nga tërheqjet e dy kutive postare, në Berlin dhe Bern, janë tërhequr 18 mijë pako të supozuara me fletëvotime”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika