KQZ: Më 3 korrik nis afati për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Votuese të Zgjedhjeve Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale do të jetë nga 3 korriku deri më 31 gusht 2025.

Gjatë kësaj periudhe 60-ditore, qytetarët me të drejtë vote mund të kërkojnë korrigjimin e të dhënave nëse nuk figurojnë fare në listë, janë caktuar gabimisht në ndonjë qendër tjetër votimi, apo kanë të dhëna të tjera të pasakta.

Kërkesa për korrigjim mund të bëhet në dy mënyra: online, përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org/sq, fizikisht, në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe, votuesit kanë të drejtë të kundërshtojnë edhe emrat e tjerë në listë për të cilët dyshojnë se nuk duhet të figurojnë aty, si p.sh. raste kur në listë është përfshirë ndonjë person i ndjerë.

Në këtë rast, ankesa duhet të dërgohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Për të paraqitur një kundërshtim, votuesi duhet të identifikohet me njërin nga këto dokumente: Letërnjoftim i vlefshëm, Pasaportë e vlefshme, Leje e vlefshme për vozitje.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika