KQZ: Nesër nis shpërndarja e materialeve zgjedhore për Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke finalizuar përgatitjet për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të zhvillohen më 12 tetor.

KQZ-ja ka njoftuar se nesër, e shtunë, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë shpërndarja e materialit zgjedhor në të gjitha vendvotimet, njofton Dukagjini.

“Ju njoftojmë se nesër (e shtunë, 11 tetor 2025, ora 08:00) nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen të dielën, më 12 tetor. Vendvotimet pritet të hapen në orën 07:00 dhe të mbyllen në orën 19:00.

Qytetarët do të kenë mundësi të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për komunën e tyre, si dhe për një asamblist të kuvendit përkatës komunal.

Për të mundësuar votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale, në çdo komunë është caktuar nga një qendër votimi.

Sipas KQZ-së më 12 tetor, do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Në Zgjedhjet Lokale votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika