KQZ nis programin trajnues për mijëra anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me trajnimin e anëtarëve të Këshillave të vendvotimeve që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor .

Programi trajnues do të zhvillohet në 38 komunat e Kosovës dhe ka për qëllim të përgatis më shumë se 15 mijë anëtarë me njohuri për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë procesit zgjedhor, njofton Dukagjini.

Procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; procedurat e Votimit të Personave me Nevoja të Veçanta dhe procedurat e votimit me kusht, janë çështjet thelbësore në të cilat do të përqëndrohet programi trajnues.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Këshilli i Vendvotim është përgjegjës për sigurimin e integritetit, sigurisë dhe të qetësisë në procesin e votimit dhe numërimit në vendvotim nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvome, prej të cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 54 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika