KQZ për zgjedhjet e parakohshme: Do të përmbushim mandatin kushtetues

Zgjedhjet e parakohshme në një periudhë përbëjnë sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo pas dështimit të mandatarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për të marrë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës, pritet të sjellë zgjedhjet e dyta parlamentare brenda vitit 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se aktualisht janë të angazhuar në përmbylljen e procesit të zgjedhjeve lokale, por mbetën të përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese nëse do të ketë edhe një proces të ri zgjedhor në këtë vit.

“Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i angazhuar në përmbylljen e procesit të Zgjedhjeve Lokale dhe përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Ashtu siç kemi thënë çdo herë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet i përkushtuar për të përmbushur detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore, në çdo moment kur një proces zgjedhor shpallet në mënyrë zyrtare”, tha Elezi për Ekonomia Online.

Sipas Elezit, organizimi i një procesi të ri zgjedhore brenda një periudhe kaq të shkurtër, përbën sfidë për KQZ-në dhe stafin.

“Organizimi i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër, sigurisht që përbën sfidë për KQZ-në dhe stafin e saj, veçanërisht për faktin se jemi ende në fazën aktive të administrimit të zgjedhjeve lokale. Por KQZ, si gjithmonë, do të veprojë në përputhje me mandatin e saj ligjor dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nëse vendoset për mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha Elezi për EO.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës më 26 tetor, Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe mandatar për të formuar Qeverinë e re, nuk arriti t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të nisur një mandat të ri në pushtet. Ai gjatë seancë së djeshme mori 56 vota “për”, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Tani i takon presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të vendosë për hapat e mëtejmë.

Partitë e mëdha shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë thënë paraprakisht se s’kanë votë për Kurtin dhe e kanë akuzuar atë për bllokim të shtetit prej zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas tyre, mundësia e vetme për stabilitet janë zgjedhjet e reja.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika