KQZ përmbyllë akreditimin e 19,254 vëzhguesve, mbi 91% e tyre përfaqësojnë subjektet politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës mori vendim për akreditimin e grupit të pestë me 169 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, raporton Ekonomia Online.

Besnik Buzhala, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, prezentoj organizata jo-qeveritare, mediat vendore dhe te huaja, për të cilat tha se i kanë plotësuar kriteret ligjore.

ORGANIZATA JO-QEVERITARE:

1.         Qendra Kultutore Orfeu – 45 vëzhgues;

MEDIA VENDORE:

1.         Kontakt Kosovka Mitrovica/ Kontakt Plus – 3 vëzhgues;

2.         Alternativna – 3 vëzhgues;

3.         Televizija Gracanica – 10 vëzhgues;

4.         Klan Kosova – 95 vëzhgues.

MEDIA NDËRKOMBËTARE:

1.         Prva srpska televizija – 2 vëzhgues;

2.         Novinska agencija Tanjug – 3 vëzhgues;

3.         Radio-televizija Srbije – 6 vëzhgues; dhe

4.         ABC NEËS ALBANIA – 2 vëzhgues.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka akredituar edhe 19,085 vëzhgues të tjerë, të cilët përfaqësojnë: subjekte politike të certifikuara, organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore / ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

Numri i përgjithshëm i akredituar deri më tani nga KQZ është 19,254:

•           Subjekte politike – 17,614 vëzhgues;

•           Institucione shtetërore – 66 vëzhgues;

•           OJQ vendore – 809 vëzhgues;

•           Organizata ndërkombëtare – 121 vëzhgues;

•           Përfaqësi diplomatike – 13 vëzhgues;

•           Media vendore – 554 vëzhgues; dhe

•           Media ndërkombëtare – 77 vëzhgues.

Në të njëjtën mbledhje, KQZ ka vendosur edhe për mosakreditimin e një organizate joqeveritare vendore dhe një organizate ndërkombëtare.

Besnik Buzhala, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha se refutohet akreditimi i tyre me arsyetimin se nuk kanë përmbushur kriteret ligjore të parapara me Ligjin për Zgjedhjet.

“Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (Zyra) gjatë vlerësimit të dokumentacionit, konstatuar se statuti e kësaj organizate (qëllimi dhe fushëveprimi) nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me monitorimin e proceseve zgjedhore apo mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ashtu siç kërkohet me nenin 54, paragrafi 1 të Ligjit Nr. 08/L-228 dhe për rrjedhojë, nuk janë përmbushur kriteret ligjore për akreditim si organizatë vëzhguese zgjedhore”.

“Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (Zyra) gjatë vlerësimit të dokumentacionit, konstaton se dokumenti i ofruar edhe pse ka vulën dhe nënshkrimin, nuk dëshmon se nga cili institucion është lëshuar, me çka e bënë të dyshimtë vërtetësinë e këtij dokumenti, i cili po ashtu, nuk është dokument i plotë (ka mungesë të faqeve).   Zyra i rekomandon KQZ, refuzimin e kërkesës për akreditim të “Odbor za kontrolu i opservaciju-OKO” për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, tha Buzhala./EO

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika