Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë publike raportet financiare të audituara të partive politike për vitin 2024.
Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të hyra prej 2,337,168.74 euro dhe ka shpenzuar 1,805,296.56 euro

Partia Demokratike e Kosovës ka raportuar të hyra prej 1,016,978 euro dhe shpenzime prej 941,266.12 euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur të hyra 643,047 euro, ndërsa shpenzimet kanë qenë 594,398.08 euro.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka regjistruar të hyra prej 314,390 euro, por shpenzimet kanë qenë më të larta, duke arritur në 365,128 euro, pra mbi 50 mijë euro më shumë se të hyrat.

KQZ njofton se këto raporte janë audituar nga auditorë të përzgjedhur përmes një konkursi të hapur publik nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).