Kraishta kundër asgjësimit të kafshëve në fshat, Komuna premton zgjidhje

Banorët e fshatit Kraishtë të Lipjanit tash e disa ditë janë duke kundërshtuar që në fshatin e tyre të bëhet asgjësimi i kafshëve me sëmundje të ndryshme. Ditë më parë ata kishin penguar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ta kryej këtë proces, derisa kanë nënshkruar dhe një peticion. AUV-i thotë se nuk ka zgjidhje tjetër, kurse Komuna thotë se është duke shqyrtuar mundësinë e ndërrimit të lokacionit

Komuna e Lipjanit

Në pamje të parë të jep përshtypjen e një vendi jo shumë të frekuentuar, por një pjesë e Kraishtës së Lipjanit ditëve të fundit ka ngjallur mjaft reagime.

Banorët e këtij fshati që jetojnë afër kësaj parcele kanë ngritur një shqetësim.

Ata janë duke kundërshtuar që të vazhdohet groposja e kafshëve të cilat asgjësohen nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Familja Peja, e cila jeton jo shumë larg kësaj hapësire, thotë se nga ajo pjesë furnizohen edhe me ujë për produktet bujqësore.

Ata kanë frikë se mund të rrezikohet shëndeti i tyre.

“Po na dëmton se këtu është kroni dhe uji i mirë, e kemi nënshkruar peticionin dhe jemi kundër”, ka thënë Sef Peja – Banorë i Kraishtës.

“Na e marrim ujin nga aty dhe neve na bënë dëm pasi atë ujë ne e përdorim për toka bujqësore dhe e kemi kundërshtu, kemi nënshkruar peticionin dhe jemi kundër që të vazhdohet të groposen në këtë pjesë kafshët me sëmundje”, ka thënë Erjona Peja – Banore e Kraishtës.

Këtë shqetësim, banorët javë më parë e kanë shprehur edhe përmes një proteste.

Të njëjtit nuk kishin lejur AUV-in të kryejnë procesin e asgjësimit ashtu siç kishin bërë muaj më parë.

Zëdhënësi i kësaj Agjencie, Lamir Thaçi thotë se me pengesa të tilla ballafaqohen edhe në komunat e  tjera, por shton se nuk kanë zgjidhje tjetër pasi ekziston një fabrikë për t’u kryer ky proces.

“Përderisa ne se kemi në funksion fabrikën që bën asgjesimin e kafshëve dhe mbetjeve të tjera ne jemi të obliguar t’i respektojmë lokacionet ku komunat i caktojnë, pastaj ne me trupat inspektuese bëjmë hulumtimet diagnostike dhe kudo që hasim me ndonjë sëmundje ne jemi të obliguar të asgjësojmë atë kafshë dhe pastaj ne vetë e bëjmë groposjen”, ka deklaruar Thaçi.

Lokacioni në Kraishtë ishte caktuar nga Kuvendi Komunal në vitin 2018.

Nënkryetari i komunës së Lipjanit, Diamant Bytyçi thotë se janë duke shqyrtuar një lokacion tjetër për groposjen e kafshëve të asgjësuara.

“Atëherë nuk kemi pas reagime nga banorët por tash së fundi kur AUV-i ka dashur të bëjë groposjen e disa kafshëve është ndaluar nga banorët në atë pjesë dhe ata kanë kundërshtu këtë gjë, ne si komunë e kemi shqyrtuar kërkesën e tyre dhe jemi në proces të një lokacioni të ri ku do të mund të bëhet groposja e këtyre kafshëve”, ka thënë ai.

Të premten, banorët e fshatit pritet të takohen me zyrtarë komunalë me synimin për të gjetur një zgjidhje.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika