Kraki kritik ndaj aktgjykimit të Kushtetueses: Duhej të ishte më preciz, ka hapësirë për interpretime të shumëfishta

Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, duke e konsideruar të mangët në precizitet.

Kraki ka theksuar se Gjykata Kushtetuese kishte rastin të ishte më e prerë dhe më e saktë në interpretimin që lidhet me konstituimin e Kuvendit, për të shmangur interpretimet e shumëfishta.

“Jo unë por edhe grupi, po flas edhe ne emër të grupit. Ne mendojmë që Gjykata Kushtetuese kishte rastin që të jetë edhe me precize, që të mos krijojë hapësirë, siç po e shohim edhe sonte, për interpretime të dyfishta e trefishta. Të mos krijoj mundësi që në zgjedhjet pas katër vjetësh apo tetë vjetëve të krijohen situata të tilla”, ka thënë Kraki në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika