Kraki: Kurti dhe Gërvalla e kanë bërë maksimumin për ta rikthyer Kosovën si vend serioz

Nezir Kraki, nga Guxo, kandidat për deputet në listën e Lëvizja Vetëvendosje, është shprehur në emisionin Debat Plus se Albin Kurti dhe Donika Gërvalla e kanë bërë maksimumin e tyre për ta rikthyer Kosovën si vend serioz.

Kraki ka theksuar se në debat nuk përfaqëson vetëm Guxo-n, por të gjithë listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Si kandidat për deputet nuk mund të bëj premtime individuale, sepse ne jemi bashkuar rreth një vizioni, domethënë të qeverisjes, ku unë jam njëri prej elementeve që ia mundëson atij vizioni dhe atij programi të realizohet”, ka thënë ai.

Ai tutje ka deklaruar se mund të kontribuojë në ripozicionimin e Kosovës, për të cilin flet shpesh në aspektin rajonal, gjeostrategjik dhe në politikat rajonale e të jashtme, përfshirë integrimet evropiane, por edhe në fushën e arsimit.

“Jam i shkolluar në katër-pesë sisteme të ndryshme në Evropë dhe Amerikë dhe kam njohuri mjaft të thella mbi atë se çfarë nuk duhet bërë dhe çfarë ka mundësi të bëhet”, ka theksuar Kraki.

“Albin Kurti dhe Donika Gërvalla, unë mendoj se e kanë bërë maksimumin e së mundshmes për ta rikthyer Kosovën si vend serioz, që të shihet si e tillë edhe nga Franca, Gjermania dhe vendet e tjera”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika