Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese nuk mund të pengojë mbajtjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se një formë e tillë votimi është e paraparë me rregullore dhe praktikë parlamentare.
“Nuk ka mundësi që Gjykata Kushtetuese mos me i jap të drejtë votimit të fshehtë, i cili veç është i paraparë”, u shpreh Kraki, duke komentuar mundësitë e ndërhyrjes së kësaj gjykate në procesin zgjedhor brenda Kuvendit.
Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese mund të rikthehet te vendimet e saj të mëhershme për të qartësuar procedurat.
“Gjykata mundet me e citu veten në vitin 2014, që prezenca në sallë është obligative, votimi është obligativ”, tha deputeti i VV-së pak para fillimit të tntimit të 35 të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Këto deklarata vijnë në një kohë të tensionuar politike, ku konstituimi i Kuvendit vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike.