Krasniqi akuzon VV-në: Po e thellon krizën politike me arrogancë dhe shkelje të rregullave

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së pas seancës konstituive të Kuvendit ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e thellon krizën politike, duke e zhvilluar procesin me arrogancë dhe në kundërshtim me rregullat.

Ai kritikoi mënyrën e propozimeve për kryetar të Kuvendit dhe injorimin e kërkesës së PDK-së për konsultime.

“Interesimin e vetëm e ka thellimin dhe vazhdimin e kësaj krize. Ata edhe në diskursin e tyre nuk e dinë as a janë deputet as ministra. Murati doli e propozoi për kryetare të Kuvendit një kolege nga kabineti qeveritar, që është e kundërligjshme”.

”Në momentin kur e vendosën pa konsultim (Dimal Bashën), kryetari i Grupit Parlamentar Abelard Tahiri kërkoi nga kryesuesi Dehari një pauzë 10 minutëshe që të merrnim vesh për votim para se të votohej dhe kjo u injorua. Kjo pauzë do të mund të ishte mundësi me e marrë për të votuar kryetarin e Kuvendit, edhe nëse ai ishte Dimal Basha”.

”Në seancën e radhës, nëse të mos ketë arrogancën e njëjtë Dehari, që nëse ka një propozim që mund t’i marrë votat e PDK-së, të marrë një pauzë 10 minutëshe për të diskutuar për një kandidaturë”, tha Krasniqi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika