Krasniqi: Besoj që kryetari Atiq dhe drejtorët e tjerë do të angazhohen për të ofruar shërbime në të mirën e të qytetarëve

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, dhe ekipi i tij janë angazhuar për të ofruar shërbime në të mirën e qytetarëve. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasiqi, ka shprehur besimin e tij në angazhimin e tyre

Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasiqi, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka diskutuar për betimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, gjatë kësaj të premteje.

“Unë besoj që kryetari Erden Atiq bashkë me nënkryetaren dhe drejtorët e tjerë do të angazhohen në vazhdimësi për të ofruar shërbime në të mirën e të qytetarëve. Unë konsideroj që është hera e parë që kemi një kryetar i cili është i interesuar për mbështetje të qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Ministri i MAPL-së ka thënë se se zgjedhja e nënkryetares së kësaj komune me nacionalitet serb është sinjal i mirë i kryetarit Atiq që dëshiron të ketë në përbërjen e tij sa më shumë serbë të gatshëm të japin kontributin e tyre për një bashkëjetesë normale në këtë pjesë të vendit.

Krasniqi shtoi se seancat për betimin e kryetarëve të tjerë do t’i koordinojnë.

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se do të punojë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ai u ka bërë ftesë qytetarëve që ta vizitojnë komunën e Mitrovicës së Veriut, për ta shtuar bashkëpunimin.

Angazhimi më i madh, sipas tij, do të jetë normalizimi situatës në këtë komunë.

“Jam i kënaqur, sapo e përfunduam seancën solemne të betimit. Me gjithë ekipin shprehi se do të punojmë për të gjithë qytetarët e komunës veriore të Mitrovicës, pa dallim. Angazhimin më të madh do ta bëjmë për ta normalizuar këtë pjesë të komunës, i bëj ftesë gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e qytetarëve. Së bashku jam me nënkryetaren Katarina Hagangjiq, do të punojmë me një ekip shpresëdhënëse. Me neve është ministri Elbert Krasniqi, po ashtu është kryesuesi i kuvendit, Nexhat Uglani”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika