Krasniqi dhe Riad Rashiti: Studentët janë zemra e Gjilanit dhe e ardhmja e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, zhvilluan sot një takim me studentët e këtij qyteti, ku ndanë mesazhe motivuese dhe vizionin e tyre për një Gjilan më të mirë dhe më të zhvilluar.

Në fjalimin e tij, Krasniqi theksoi se studentët përfaqësojnë energjinë, gjallërinë dhe të ardhmen e Gjilanit dhe të Kosovës.

“Në këtë takim, Kryetari Krasniqi tha se studentët janë arsyeja pse Gjilani ka energji, gjallëri dhe të ardhme. Ai kujtoi fjalimin e Steve Jobs para studentëve të Stanfordit, duke i ftuar të rinjtë e Gjilanit të qëndrojnë gjithmonë të uritur për dije dhe të guxojnë për të ëndërruar: ‘Stay hungry. Stay foolish.’

‘Ne nuk presim nga ju vetëm të studioni dhe të merrni diploma. Ne presim që të guxoni, të besoni në vizionin tuaj, të sfidoni të pamundurën dhe të ndërtoni Kosovën më të fortë e më moderne,’ tha Kryetari Krasniqi, duke theksuar se rinia e Kosovës ka talent, energji dhe dashuri për vendin, por i mungon mbështetja e duhur – të cilën PDK është e gatshme ta ofrojë.
Ai u shpreh krenar për kandidatin e PDK-së në Gjilan, duke thënë se Riadi është njeri i fjalës, i punës dhe i përkushtimit, që e njeh realitetin e qytetit dhe është i gatshëm t’i shërbejë rinisë me energji e vizion.
“Me Riadin, Gjilani do të bëhet qyteti i studentëve – një qytet që i mbështetë, i hap dyer dhe u jep më shumë mundësi për të krijuar,’ tha Krasniqi, duke shtuar se më 12 tetor zgjedhja është e qartë: numri 191, Riad Rashiti kryetar”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika