Krasniqi dyshon se mund të ketë marrëveshje të fshehtë për Pantiqin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se ka dyshime që Qeveria e Kosovës ka qenë e përfshirë në lirimin e Dejan Pantiqit në arrest shtëpiak

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi,  ka hedhur dyshimet për një marrëveshje ku është e përfshirë edhe Qeveria e Kosovës, për zbutjen e masës së sigurisë për ish-policin Dejan Pantiq, i cili dyshohet për vepër terroriste.

Në një intervitsë për EO, Krasniqi tha se i takon Qeverisë të dalë me një sqarim se a ka qenë e përfshirë në këtë cështje apo jo.

“I takon Qeverisë që të dal e të shpjegoj a ka qenë e përfshirë në diçka të tillë, sepse ajo që është diskutuar plotë herë gjatë ditëve të fundit që Qeveria duhet të pajtohet me lirimin e të arrestuarit Pantiq në arrest shtëpiak në mënyrë që të hiqen barrikadat. Nëse kjo është një marrëveshje e fshehur që e ka bërë Qeveria, mirë është që të na tregoj që ta arsyetoj këtë vendim”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e gjyqësorit teksa shtoi se vendimi për ta liruar Pantiqin në arrest shtëpiak është pak konfuz.

“Edhe pse në Kosovë pushtet janë të ndara, Qeveria nuk duhet të pretendojë me ndërhy në vendimet e gjyqësorit. Është pak e çuditshme sepse, unë nuk e kam lexuar aktakuzën, por nëse thuhet që është akuzuar për terrorizëm, lirimi në arrest shtëpiak është konfuz, është me pikë pyetje dhe nuk jam i sigurt që mund të behët pa pasur edhe një lloj mbështetje politike. Nëse kjo mbështetje ka ardhur nga ana e Kurtit ai nuk ka nevojë të fshihet duhet të jetë i sinqertë me qytetarët dhe të dal të arsyetoj nëse ka qenë i involvuar në një formë apo tjetër në këtë vendim”, ka thënë ai.

Krasniqi duke komentuar zhvillimet e fundit në vend ka thënë se situata në veri është vetëm duke u përkeqësuar, kjo si shkak i vendimeve të gabuara të Qeverisë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika