Krasniqi e LDK-së: Albini nuk e njeh as nuk e do Kosovën demokratike prandaj nuk e duron fjalën e lirë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova, ka thënë se "Albini nuk e njeh as nuk e do Kosovën demokratike prandaj, nuk e duron fjalën e lirë, mirëpo po vjen koha që edhe demokracia nuk do ta duron dhe toleron më atë"

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka reaguar lidhur me vendimin e MINT-it për mediumin Klan Kosova.

Përmes një postimi, Krasniqi e ka cilësuar kryeministrin Kurti “Kryekrizëtari Albin” dhe se sipas saj, i njëjti “krizat i ka ushqim”.

“Albini nuk e njeh as nuk e do Kosovën demokratike prandaj, nuk e duron fjalën e lirë, mirëpo po vjen koha që edhe demokracia nuk do ta duron dhe toleron më atë”, ka shkruar Krasniqi.

Deputetja Krasniqi i’u ka drejtuar kreut të ekzekutivit duke thënë se “ne e kem atdhe këtë vend, nuk do të lejojmë që ta rrënosh”.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

Kështu, ky Komision ka konstatuar se ARBK-ja “në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika