Krasniqi: E pakuptimtë se si Qeveria e Kosovës po i bllokon investimet kapitale në komuna

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij në komunën e Skenderajt, ka thënë se projekti i vetëm i nivelit qendror që ka qenë në procedurat buxhetore të këtij viti për sigurimin e ujit të pijes për qytetarët e kësaj komune është bllokuar nga qeveria e Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në vizitë në Komunën e Skenderajt

Të mërkurën e 27 korrikut, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar komunën e Skenderajt në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se një pamje e re dhe moderne ka rrethuar sheshin e qytetit në Skënderaj.

“Pamje e re dhe moderne për sheshin e qytetit në Skënderaj. Parking nëntokësor, park në qendër të qytetit, rivitalizim i të gjitha shesheve kryesore dhe rrugëve të Skënderajt, me buxhet tërësisht vetanak të komunës dhe pa asnjë mbështetje nga qeveria aktuale qendrore”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai është takuar me kryetarin e kësaj komune, Fadil Nura, takim në të cilin ka thënë se është e pakuptimtë se si Qeveria e Kosovës po i bllokon investimet kapitale në komuna, duke i diskriminuar qytetarët e vendit, duke specifikuar kështu mungesën e ujit të pijes.

“Projekti i vetëm i nivelit qendror, që ka qenë në procedurat buxhetore të këtij viti për sigurimin e ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Skemderajt, është bllokuar nga qeveria qendrore. Ky diskriminim ndaj qytetarëve duhet të marr fund sa më parë”, ka shtuar Krasniqi.

Krasniqi ndër të tjera ka theksuar se është i inkurajuar nga energjia dhe dinamika e punës së Kryetarit Nura, nënkryetarit Lushtaku dhe ekipit të tyre.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në vizitë në Komunën e Skenderajt

Ai ka thënë se do të jetë afër në secilin hap në avancimin e qeverisjes lokale të kryetarit Nura.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika