Krasniqi: E rëndësishme që konstituimi të jetë formal për formimin e qeverisë më të re

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se për partinë e tij është e rëndësishme që konstituimi i Kuvendit të Kosovës të jetë formal, si hap i domosdoshëm për formimin e qeverisë së re.

Krasniqi ka thënë se PDK ka mbajtur qëndrimet e veta që nga 15 prilli, duke abstenuar në votime, dhe se Kuvendi ende nuk ka marrë formën e plotë.

Ai theksoi se për partinë e tij konstituimi formal është i domosdoshëm për të ecur drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa mekanizmat për to do të diskutohen në vijim.

“PDK që para 15 prillit ka qenë partia që ka mbajtur qëndrimet e saj. Ne kemi abstenuar me votime, është konsistuar Kuvendi apo jo duket se ende nuk e ka marrë formën e plote, ai ka qenë i domosdoshëm që nga 15 prilli. Për neve është e rëndësishme që konstituimi të jetë formal për formimin e qeverisë më të re. Të gjejmë mekanizëm për zgjedhje të parakohshme sa më parë, mbetet te shihet në vijim.

Sa i përket ne si PDK edhe para gjykimit dhe pas gjykimit nuk jam i sigurt për konstituim sepse këtu nuk pat as short, e pashë që Kryetari i Kuvendit diskutojke me ata që i japin instruksione sot është konstatim që është bërë konstituimi si do të shkojë tutje mbetet të shihet. Tani do ta mbledhi grupin parlamentar me konstatimin e kryetarit është valid dhe shohim dhe bëjmë. Fokusi im është tek fitorja PDK-së në zgjedhjet lokale, sa i përket mundësisë të bërë qeverinë e partive do te shohim a i vie radha”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika