Krasniqi: E turpshme, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë kjo qeveri i ka lënë nxënësit pa libra

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kjo qeveri për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës i ka lënë nxënësit pa libra teksa e ka quajtur këtë situatë të turpshme dhe shkelje të ligjit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për të diskutuar mbi çështjen e teksteve shkollore, ka fajësuar qeverinë për dështim në furnizim me libra për të gjithë nxënësit.

I pari i PDK-së ka thënë se kjo qeveri për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës i ka lënë nxënësit pa libra, teksa e ka quajtur këtë situatë të turpshme dhe shkelje të ligjit.

“Sot do të duhej të diskutonim për reformën në arsim, për mundësitë e reja që ka krijuar kjo qeveri. Për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kjo qeveri i ka lënë nxënësit pa libra, e turpshme, është shkelje e ligjit, trefishim i kostos së librave”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se në këtë seancë do të duhej të shtroheshin pyetje të shumta ndaj qeverisë dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në lidhje me tekstet shkollore.

“A di me na tregu kjo ministre a ka interesa personalë a financiarë, a mundet të na tregojë çfarë plani ka të kompensojë humbjen e madhe të orëve, si do ta trajtojë pabarazinë fundamentale e mbi të gjitha a mund të na tregojë kush ka aplikuar te E-Kosova”, ka vijuar ai.

Krasniqi ka fajësuar qeverinë për ikje nga qytetarët e jo nga opozita.

“Jeni duke ikur nga qytetarët, nuk po ikni nga ne. Turp ju qoftë”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika