Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të mbështesë çdo kandidat të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryetarit të Kuvendit, për aq kohë sa ai nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit të kaluar.
Në këtë kuadër, ai tha se kjo vlen edhe për kandidaturën e Dimal Bashës, nëse VV e konsideron atë seriozisht.
“PDK nuk ndërron qëndrim. E votojmë këdo që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit, por ideja ka qenë që të mos degradohet posti i kryeparlamentarit… Por, nëse VV vërtetë konsideron që Dimal Basha është kandidati më i mirë që e kanë, dhe që i përfaqëson qytetarët, ne do ta votojmë, edhe pse nuk besojmë që një gjë e tillë qëndron”, ka deklaruar Krasniqi para seancës së radhës së Kuvendit.