Krasniqi: Kryetarët e PDK-së kanë kërkuar që betimi solemn të mbahet në Çabër dhe Boletin

Elbert Krasniqi, MAPL

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se dy kryetarët e PDK-së, në Zubin Potok, Izmir Zeqiri dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, kishin kërkuar nga ai që betimin solemn të mos e bëjnë në objektin komunal përkatës.

“Kam besuar që në këtë proces të jemi bashkë, është proces nacional që kryetarët të jenë në komunë, në vazhdimësi PDK ka kundërshtuar që ne nuk po koordinohemi që po i anashkalojmë dy kryetarët nga radhët e partisë së tyre, e kam bërë të qartë se në momentin kur zgjedhësh kryetar komune do të bjerë poshtë uniforma partiake. Dy kryetarët e PDK-së kanë ardhur në zyrë që seancat të mbahen në Çabër dhe Boletin. Ka qenë kërkesë ekskluzive që ato të bëhen ashtu”, ka thënë ai.

“Kanë dërguar e-maila që seanca të mbahet në objektet e zyrave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, ishte kohë e shkurtër, nuk mundem t’i organizojmë takimet e kuvendit, vendosëm t’i lejojmë të mbahen në Çabër dhe Boletin, të nesërmen e bëmë të mundshme që kryetarët të shkojnë në zyre. Të dy i kam vizituar në zyre, jemi dakorduar të punojmë, t’i mbështesim në përbërjen e kabinetit të tyre, që qeverisja atje të mos jetë njëetnike, të ketë hapësirë për serbët”, ka vijuar Krasniqi.

Ai foli për kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për të cilin, tha se po e vazhdon qeverisjen në mënyrë normale.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika