Krasniqi: Kurti nuk mund të mbajë dy pozicione, me këtë logjikë edhe Bedri Hamza duhej të ishte sot deputet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar nga Albin Kurti që të jap zyrtarisht dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit.

Krasniqi ka theksuar se logjika e Qeverisë për të lejuar që një person të jetë njëkohësisht kryeministër dhe deputet është absurde dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese.

“Kurti le të japë dorëheqje, është shumë e thjeshtë, ka me e shkru një letër me thanë: Jap dorëheqje prej pozitës së kryeministrit. Bashkë me ministrat, që edhe ata duhet me dhënë dorëheqje dhe mund të vij pastaj të betohet si deputet. Por, Kushtetuta e Kosovës dhe ligji i qeverisë, që vetë e kanë shkruar thotë që kryeministri s’mund të bëhet deputet”, ka thënë kreu i PDK-së.

Krasniqi rikujtoi se me këtë logjikë të Kurtit edhe Bedri Hamzës do t’i takonte të ishte deputet i kësaj legjislature.

“Pse nuk është Bedri Hamza këtu? Sepse e ka respektuar ligjin dhe kushtetutën, ka dhënë dorëheqje, sepse e di që nuk mundet me e dhanë betimin duke pasur pozicion ekzekutiv. E këta po duan edhe ekzekutiv dhe legjislativ”, ka theksuar Krasniqi

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika