Krasniqi mbështet protestën kundër Gjykatës Speciales: Me çlirimtarët, për drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar sot lidhur me gjykimin e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Dhomat e Specializuara prej më shumë se katër vjetësh e gjysmë, ende pa një vendim përfundimtar.

Krasniqi ka kritikuar zvarritjen e procesit dhe shmangien nga standardet e pritura të drejtësisë, duke theksuar se kjo situatë ka nxitur shqetësime serioze, jo vetëm për të drejtat e të akuzuarve, por edhe për besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Ai ka theksuar se këto shqetësime janë thelluar edhe më shumë pas raportimeve se prova në këtë proces po mbështeten në materiale të fabrikuara nga strukturat shtetërore të Serbisë.

“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë në mbështetje të luftës për liri dhe të së drejtës për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë për çlirimtarët tanë”, shkruan Krasniqi në Facebook.

PDK-ja ka mbështetur protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, duke e cilësuar atë si një shprehje demokratike të qëndrimit qytetar dhe si një shenjë besimi në pafajësinë e të akuzuarve.

Kryetari i PDK-së fton të gjithë qytetarët që besojnë në drejtësinë e luftës për liri dhe në të ardhmen e Republikës së Kosovës, t’i bashkohen protestës që do të mbahet më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu”.

“Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën”, shkruan Krasniqi.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika