Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga protesta e mbajtur në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
“Me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi. Për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri. Kosova nuk i harron bijtë e saj”, ka shkruar Krasniqi krahas fotove.