Krasniqi nga Haga: Ky proces gjyqësor është beteja e fundit për dinjitetin e luftës çlirimtare

"Është me rëndësi që në ditën e parë të fillimit të këtij procesi gjyqësor të jem këtu prezent, pasi e konsideroj se është beteja e fundit për dinjitetin dhe pastërtinë e historisë së lavdishme të luftës çlirimtare, është një solidarizim dhe mbështetje për çlirimtarët tanë", kështu ka deklaruar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, nga Haga në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Hagë ku po mbahet gjykimi i ish-liderëve të UÇK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nga Haga ka thënë se është shumë e rëndësishme për të jetë prezent në fillimin e këtij procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Krasniqi ka thënë se ky proces gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sipas tij, është beteja e fundit për dinjitetin dhe pastërtinë e historisë së lavdishme të luftës çlirimtare, dhe se prezenca e tij aty është një solidarizim dhe mbështetje për çlirimtarët.

“Është me rëndësi që në ditën e parë të fillimit të këtij procesi gjyqësor të jem këtu prezent, pasi e konsideroj se është beteja e fundit për dinjitetin dhe pastërtinë e historisë së lavdishme të luftës çlirimtare, prezenca ime këtu është një solidarizim dhe mbështetje për çlirimtarët tanë”, ka thënë Krasniqi.

Së bashku me kryetarin e PDK-së ishte edhe ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ndryshe, sot po mbahet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në nisje të gjyqit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u deklaruan të pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria nisi deklaratën hyrëse që pritet të jetë në kohëzgjatje prej maksimumi pesorësh, duke argumentuar se gjatë gjykimit do të paraqesë prova që dëshmojnë se katër ish-krerët e UÇK-së kanë “personalisht përgjegjësi për krimet” që janë paraqitur në aktakuzë.

Prokurori i Specializuar, Alex Whiting, ka thënë se ky rast nuk është “gjykim i UÇK-së”, por vetëm ndaj katër të pandehurve.

Sipas Prokurorisë së Specializuar, të katër të akuzuarit ishin udhëheqës të një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, dhe se qëllimi i kryerjes së krimeve ishte fitimi i pushtetit.

Sipas Prokurorisë, shumica e viktimave ishin shqiptarë dhe katër të pandehurit kishin vënë në shënjestër persona që i konsideronin kundërshtarë të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë të Serbisë.

Prokuroria tha se katër të akuzuarit ishin anëtarë themelues të UÇK-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm

Sipas Prokurorisë, gjatë luftës, Thaçi kishte drejtuar drejtorinë politike, Veseli atë të zbulimit, Selimi kishte qenë inspektor i përgjithshëm i UÇK-së dhe Krasniqi kishte qenë zëdhënës.

Detyrat, sipas Prokurorisë, janë konfirmuar nga Selimi gjatë intervistës dhënë para prokurorëve të specializuar në Hagë, por edhe nga një libër i Krasniqit, ku përmendej hierarkia e UÇK-së.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika