Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Siria, e cila shënon njohjen e 120-të ndërkombëtare të vendit.
Krasniqi ka theksuar se çdo njohje e re është një hap përpara drejt forcimit të shtetësisë dhe integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai gjithashtu ka falënderuar vendet mike që vazhdojnë të mbështesin Kosovën në këtë proces.
Ai ka theksuar gjithashtu se vizioni izolues i vendit duhet të marrë fund dhe se Kosova duhet t’i rikthehet politikës së jashtme aktive dhe bashkëpunuese, duke punuar ngushtë me partnerët strategjikë.
“Kosova ka nevojë për më shumë miqësi, më shumë diplomaci dhe më shumë besim në vetvete. Vizioni izolues duhet të marrë fund, dhe vendi ynë duhet t’i rikthehet politikës së jashtme aktive, bashkëpunuese dhe dinjitoze, në aleancë të plotë me partnerët tanë strategjikë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.