Krasniqi: Për Obiliq, përgjigjja është e qartë: Nysret Kelmendi dhe PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar mbrëmë në Obiliq në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Nysret Kelmendi.

Krasniqi, duke bërë thirrje që më 12 tetor të votohet numri 191, sepse Kelmendi është emër i njohur për qytetarët, sepse ka punuar për Obiliqin tërë jetën.

“Njerëzit po e bëjnë pyetjen e njëjtë. Kush e njeh ma mirë komunën tonë? Kush mund të qeverisë ma mirë me të? Për Obiliq, përgjigjja është e qartë: Nysret Kelmendi dhe PDK”, ka thënë ai.

Kurse, kandidati i PDK-së për kryetar të Obiliqit, Nysret Kelmendi është zotuar për qeverisje të ndershme bashkë me ekipin e tij, si dhe investime në të gjitha fushat.

“Unë dhe ekipi im jemi gati për ma mirë për Obiliqin. Unë zotohem para jush se jam gjithmonë i gatshëm, me tërë potencialin tim për përgjegjësi të reja, për fitore të reja. Aty ku nuk udhëheqë PDK, aty nuk ka zhvillim. Aty ndalet ora për Kosovën, aty ndalet ora për Obliqin”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika