Krasniqi për vrasjen e trefishtë në Gjilan: Alarm për rritjen e pasigurisë dhe kriminalitetit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën në Gjilan.

Ai e ka cilësuar këtë ngjarje si një alarm për pasigurinë dhe rritjen e fenomeneve negative kriminale në vend.

Krasniqi u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me shpejtësi për të ndëshkuar përgjegjësit dhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve.

“Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë. Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë.  Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!,” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika