Krasniqi: Përmes luftës dhe vargjeve të tij, Agim Ramadani jeton në zemrat e secilit shqiptar

Në 25-vjetorin e rënies heroike të Agim Ramadanit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar disa vargje të një poezie të tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Në 25-vjetorin e rënies heroike të Agim Ramadanit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar disa vargje të një poezie të tij.

Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thurur vargje për rënien e heroit të Agim Ramadanit.

“Agim Ramadani – komandant ‘Katana’, e dinte përgjigjen në këtë pyetje para se ta shkruante këtë poezi. Prandaj, radhitja në mesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u bërë pjesë e luftës për liri, ishte mënyra e tij për të thënë se JO, nuk mjafton të shikojmë, se liria nuk falet, por fitohet me gjak”, shkroi Krasniqi.

“Lavdi heroit të Kosovës, i cili edhe sot, në 25-vjetorin e rënies së tij heroike, përmes luftës dhe vargjeve të tij, jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës”, tha ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika