Krasniqi pret në takim ambasadorin Sakar: Do të mbetet përherë një mik i çmuar i vendit tonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar dhe i ka shprehur mirënjohjen e tij "për punën dhe angazhimin e tij në përforcimin e bashkëpunimit bilateral Kosovë – Turqi"

Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

“Në përfundim të mandatit të tij, pata kënaqësinë që ta mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar”, ka shkruar Krasniqi.

I pari i PDK-së ka bërë të ditur se Ambasadorit Sakar i ka shprehur mirënjohjen e tij “për punën dhe angazhimin e tij në përforcimin e bashkëpunimit bilateral Kosovë – Turqi”.

Pamje nga takimi

Mes tjerash Krasniqi ka thënë se mbështetja e Turqisë në rrugën e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë dhe mbetet tejet e rëndësishme.

“Për përkushtimin aktiv të tij, Ambasadori Sakar do të mbetet përherë një mik i çmuar i vendit tonë!”, ka shtuar tutje ai.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika