Krasniqi pret në takim Mathisen: PDK mbetet partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon.

Në këtë takim, Krasniqi ka shprehur qëndrimet e PDK-së mbi çështje kyçe politike, duke theksuar bllokadën institucionale në vend dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

“Një rajon stabil dhe në paqe është parakusht për progres të qëndrueshëm dhe për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta për integrim të plotë në Bashkimin Evropian,” ka deklaruar Kryetari i PDK-së.

Ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë një faktor konstruktiv dhe partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika