Krasniqi: Seanca në orën 22:00 s’u thirr për të bërë zgjidhje, por për të tallur shtetin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryesuesit Avni Dehari për të thirrur vazhdimin e seancës konstituive në orën 22:00, duke e quajtur këtë veprim si pjesë të një qasjeje autoritare dhe jo si përpjekje për të gjetur zgjidhje.

“Vazhdimi i abuzimit u pa edhe sot përmes qasjes imponuese të kryesuesit të seancës”.

”Ftesa për të vazhduar në orën 22:00 nuk ka për qëllim zgjidhjen e ngërçit institucional apo respektimin e Kushtetutës, por vetëm vazhdimin e talljes me shtetin dhe qytetarët nga ana e partisë së parë”, tha Krasniqi pas dështimit të 53-të të seancës konstituive.

Ai shtoi se për shkak të kësaj qasjeje, nuk do ta mbajë fjalën e planifikuar në këtë fazë të seancës, por do të kërkojë të flasë në vazhdimin e saj.

“Gjatë gjithë kohës sa kam qenë deputet, një situatë më absurde nuk kam përjetuar”, theksoi ai.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika