Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë, diplomatin britanik Gerard McGurk.
Në këtë takim, Krasniqi e uroi ambasadorin McGurk për fillimin e detyrës së tij në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim gjatë mandatit të tij.
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, diplomatin britanik Gerard McGurk.
E mirëprita në fillimin e misionit të tij në Kosovë dhe biseduam për zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore në vend. Vlerësova angazhimin e OSBE-së në forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit.
Duke qenë i bindur se bashkë do të kemi bashkëpunim tejet të mirë – ambasadorit McGurk i urova suksese në detyrën e tij të re në vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.