Krasniqi: Trump në Hagë dha sinjal pozitiv dhe inkurajues për aleancën

Samiti i sotëm i NATO-s në Hagë është cilësuar si një ndër më të rëndësishmit e viteve të fundit, veçanërisht në kontekstin e pasigurive globale dhe retorikës së mëhershme të ish-presidentit amerikan Donald Trump. I ftuar në emisionin “Five”, profesori Kolë Krasniqi vlerësoi se ky samit është “i një rëndësie të jashtëzakonshme”.

“Presidenti Trump disa herë kishte deklaruar se ndoshta do të tërhiqej nga NATO – dhe kjo do të shënonte një shpërbërje të aleancës më të fuqishme dhe të një mekanizmi që ka garantuar paqen dhe ka vendosur stabilitet në rajonet e krizave”, tha Krasniqi.

Ai rikujtoi ndërhyrjet vendimtare të NATO-s në konflikte të ndryshme, përfshirë Kosovën dhe Bosnjën, por edhe disa angazhime në Lindjen e Afërt.

“Deklarimi i presidentit Trump se qëndron prapa NATO-s dhe do ta mbështesë atë, është një sinjal shumë pozitiv dhe inkurajues për aleancën, për sigurinë globale dhe për vetë qëndrueshmërinë e botës perëndimore”, theksoi ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika