Krasniqi: Vetëvendosje me qëllim propozoi Muratin për të zvarritur konstituimin e Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për të propozuar Hekuran Muratin si kandidat për kryetar të Kuvendit.

Në një deklaratë për media pas dështimit të konstituimit, Krasniqi ka thënë se PDK-ja nuk e ka mbështetur kandidaturën e Muratit, pasi, sipas tij, partia e tij ka qenë e qartë që nuk do të votojë për ministra të qeverisë së kaluar për një pozitë kaq të rëndësishme institucionale.

Sipas tij, Vetëvendosje e ka ditur që Murati nuk do të siguronte votat e nevojshme për t’u zgjedhur, por megjithatë e ka propozuar me qëllim për të vonuar procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Janë edhe 35 kandidatë të tjerë që ka VV që po të viheshin në votim, ndoshta sot do të kishim të zgjedhur edhe kryetarin edhe konstituimin e Kuvendit. Nëse dikush ka pasur dyshimin më të vogël që VV-ja ka pasur përpjekje të vërtetë, u bë e qartë se një gjë e tillë u vërtetua.

Vetëm po vijnë në seancë për të humbur kohë dhe për të zvarritur këtë 30-ditësh, për të hyrë në thellim të krizës. Me vetëdije nuk po dëshirojnë të konstituojnë ministrat. Nuk kanë shansë të marrin vota”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika