Kremlini thotë gatishmëria e Estonisë për të mbajtur aeroplanë F-35A të NATO-s e rrezikon Rusinë

Kremlini tha të premten se gatishmëria e deklaruar e Estonisë për të mbajtur aeroplanë luftarakë të NATO-s të tipit F-35A, të cilët mund të bartin armë bërthamore, paraqet kërcënim të drejtpërdrejt ndaj Rusisë.

Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur, i tha mediumit “Postimees” të enjten se vendi i tij, i cili kufizohet me Rusinë dhe shërben si bazë e përkohshme e aeroplanëve të NATO-s të ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së hapësirës ajrore mbi Detin Baltik, është i gatshëm që të shërbejë si nikoqir i aeroplanëve që mund të bartin armë bërthamore, nëse është e nevojshme, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Nëse disa prej tyre, pavarësisht nga vendi i prejardhjes, kanë kapacitet dypërdorimësh për të bartur armë bërthamore, kjo në asnjë mënyrë nuk ndikon në pozicionin tonë për të pritur aeroplanë F-35. Natyrisht se ne jemi të gatshëm që t’i presim aleatët tanë” – citohet të ketë thënë ministri estonez.

Ai foli pasi Britania, anëtare e NATO-s, tha se do të blejë të paktën 12 aeroplanë F-35A që mund të bartin koka bërthamore dhe se ata do t’i bashkohen misionit bërthamor ajror të aleancës.

Kur u pyet për komentet e ministrit estonez, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një lëvizje e tillë do të ishte kërcënim i qartë ndaj Rusisë.

“Natyrisht se do të ishte një rrezik i menjëhershëm” – i tha Peskovi një gazetari të mediumit rus, “Jeta”. Ai tha se deklarata e Estonisë është njëra nga shumë “mendimet absurde” të shprehura nga politikanët në rajonin e Baltikut, i cili për bëhet nga Estonia, Letonia dhe Lituania.

“Ne praktikisht nuk kemi marrëdhënie me republikat baltike, sepse është shumë vështirë që ato të bëhen më të këqija” – shtoi Peskovi. /Nacionale/

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika