Kreshnik Ahmeti zëvendësministri i tretë që u emërua sot nga Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka emëruar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ky emërim vjen pas konfirmimit të Qeverisë për të vijuar me strukturën e re të kabinetit qeveritar, njofton Dukagjini.

Ahmeti e ka ushtruar këtë detyrë edhe gjatë mandatit të kaluar, duke vazhduar kështu angazhimin e tij në në diplomacinë dhe politikat e jashtme të vendit.

“Kryeministri Kurti e uroi Ahmetin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Kujtojmë se gjatë ditës Kurti i ka emëruar Daulina Osmanin në pozitën e zëvendësministres së Sportit dhe Rinisë, si dhe Zef Morinën në pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika