Krim i rëndë në rrugën Klinë-Gjakovë, dyshohet për një të vrarë dhe një të plagosur

Nga të shtënat me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në fshatin Volljak të Klinës

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në rrugën Klinë-Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

Rastin e ka konfirmuar për RTV Dukagjini, Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Volljak të Klinës, më saktësisht në parkingun e Restaurantit “Villa Park”, rreth orës 20:30″, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, nga të shtënat me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër është plagosur.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Rasti po vazhdon të hetohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Ndërkohë, tre persona kanë mbetur të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika