Kritikohet përmbajtja e projektligjit të pagave

Projektligji për paga është i hapur për konsultime publike. Në përmbajtjen e tij janë parë shumë kritika, përfshirë koeficientë për pagat e zyrtarëve publik, tek pagat e gjyqësoreve e prokurorëve e edhe në sektorin e arsimit

Foto ilustrim





Drafti i Projektligjit për Pagat e sektorit publik tashmë po pret komentet e të gjithë atyre që kanë kritika.

Lista e komenteve është e gjatë dhe persona të ndryshëm kanë dilema të ndryshme për përmbajtjen.

Njëri nga ta është edhe Ilirjan Mekani.

Ai ka kritika për rangimin e koeficientit për zyrtarët publik.

Sipas tij, ky projektligj shkelë dy parime.

Ilirjan Mekani, qytetar

“Paga aktuale e një zyrtari profesional tre është diku 400 euro ose 410 në atë moment që hynë në fuqi ligji i ri, ai zyrtar e merr të njëjtën pagë por çështja është qe me hyrjen në fuqi të këtij ligjit rritet edhe tatimi në pronë e në atë moment që tatimohet, del që paga del diku vetëm 300 e diçka”, ka thënë Mekani.

Kritika të ashpra po hidhen edhe për kategorizimin e punonjësve të sektorit të drejtësisë.

Avokati, Asdren Bytyqi disa nga gabimet që thotë se janë bërë gjatë hartimit të projektligjit.

Asdren Bytyqi, avokat

“Gjykata kushtetuese mendoj që prapë do ta rrëzojë pjesërisht këtë dispozitë për arsye se ajo pas katër vjetëve do ti ulë dukshëm pagat, domethënë në sektorin e gjyqësisë dhe prokurorisë”, ka deklaruar Bytyqi.

Ankesa ka edhe për sektorin e arsimit.

Rinor Qehaj, nga Instituti Ed Guard

“Ka disa ngecje dhe pikëpyetje në këtë projektligj veçanërisht sa i përket rekrutimit të mësimdhënësve dhe udhëheqësve arsimor të cilat nevojitën të definohen”, ka thënë Rinor Qehaja, nga Instituti Ed Guard.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur që ky projektligj do të jetë i hapur për konsultime deri më gjashtë tetor.





Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika