Kriza politike në Kosovë/Limaj: Është koha që qytetarët të mendojnë kujt po ia japin besimin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para mediave lidhur me dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe për formimin e institucioneve të reja shtetërore.

Limaj e ka cilësuar situatën si të papranueshme dhe ka shprehur shqetësimin për mungesën e vullnetit politik në ndërtimin e qeverisë së re, në një kohë kur vendi, sipas tij, përballet me sfida serioze të sigurisë dhe zhvillimeve globale.

“Jo, nuk pres ndonjë ndryshim, sepse nuk ka pasur asnjë lëvizje pozitive. Është absurde që, pasi populli ua ka dhënë besimin, partitë politike të mos jenë në gjendje të ulen dhe të ndërtojnë institucione funksionale. Në një periudhë të tillë krizash ekonomike, politike dhe të sigurisë në botë, kjo gjendje është e papërgjegjshme”, ka deklaruar Limaj.

Tutje ai ka bërë thirrje për reflektim nga qytetarët, duke theksuar se zgjedhja e kujt i jepet besimi politik është vendimtare për të ardhmen e vendit.

“Apeli im është te qytetarët: Shikoni kujt po ia jepni besimin. Ky është momenti për të reflektuar me seriozitet për pasojat e zgjedhjeve politike”, ka thënë Limaj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika