Kryediplomati gjerman nis vizitat në Ballkanin Perëndimor, të martën në Kosovë

Kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, këtë të diel do të nis një turne diplomatik në të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita e tij fillon të dielën në Bosnjë e Hercegovinë, për të vazhduar në Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi, ndërsa në Kosovë pritet të mbërrijë të martën pasdite, më 18 nëntor, njofton Dukagjini.

Pas Kosovës, Wadephul do ta përmbyllë turneun në Maqedoninë e Veriut më 19 nëntor.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ministri gjerman do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Po ashtu, Wadephul do të vizitojë edhe trupat gjermane të KFOR-it.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika