Kryediplomati turk i mledh në Stamboll ministrat e Jashtëm të vendeve të BP, flasin për paqe e projekte – Mungon Gërvalla

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan i ka mbledhur në Stamboll ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Atje mungon ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila nuk po e përfaqëson vendin në këtë takim. Në vend të saj, atje është ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi.

Kryediplomati turk tha se i mblodhi përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për Platformën e Paqes.

“Me qëllim që të kontribuojmë në paqen dhe stabilitetin në Ballkan, nën udhëzimet e të nderuarit Presidentit tonë, kemi zhvilluar sot në Stamboll mbledhjen e parë të “Platformës së Paqes në Ballkan”, në nivel ministrash të Jashtëm”, shkroi Fidan në X.

“Kjo platformë ka krijuar një terren të sinqertë dhe të përqendruar në objektiva për dialog joformal në nivel politik. Në këtë mënyrë, synojmë të institucionalizojmë dialogun dhe bashkëpunimin mbi bazën e parimeve të pronësisë rajonale dhe gjithëpërfshirjes, të krijojmë mundësi për konsultime konstruktive midis vendeve të rajonit dhe të nxisim projekte që kanë në thelb mirëqenien e përbashkët”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se u dakorduan për shkëmbimin e informacionit mbi proceset e anëtarësimit në BE dhe se u arrit një marrëveshje për mbajtjen e takimeve çdo gjashtë muaj.

“Në këtë kuadër, në takimin e sotëm ramë dakord për shkëmbimin e informacionit mbi proceset tona të anëtarësimit në BE; për formimin e mendimeve mbi çështje që lidhen me ndërlidhjen, rininë, arsimin, industrinë e mbrojtjes dhe problemet rajonale; si dhe për mbajtjen e këtij platforme në të ardhmen në nivel udhëheqësish. Gjithashtu, u arrit marrëveshje që takimet e ardhshme të mbahen në Stamboll dhe që platforma të mblidhet rregullisht çdo gjashtë muaj”, shkroi ai.

Fidan tha se “se kjo nismë nuk është një alternativë ndaj mekanizmave ekzistues, por përkundrazi do t’i mbështesë këto procese”.

“Turqia i jep rëndësi strategjike paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim në platforma të ndryshme”.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika