Kurti e viziton në shtëpi ish të burgosurin politik, Mentor Kaçin

Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar, ish të burgosurin politik, filmbërësin dhe piktorin e njohur, Mentor Kaçin.

Kurti thotë se veprimtaria e Kaçit dëshmon lidhjen e fortë mes krijimtarisë artistike dhe përkushtimit kombëtar.

“Për vizitë te Mentor Kaçi, ish i burgosur politik, filmbërës dhe piktor i njohur. Dy herë i burgosur për idealet e lirisë – në vitin 1981 për pesë vjet dhe në vitin 1991 për shtatë vjet. Ai bashkë me shokë tjerë i qepën uniformat e para të Ushtrisë së Kosovës. Veprimtaria e tij si artist dhe aktivist dëshmon lidhjen e fortë mes krijimtarisë artistike dhe përkushtimit kombëtar. Në Gjakovë, Mentor Kaçi gëzon respekt të madh për rolin e tij historik dhe artistik. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë dhe të shpreh vlerësimin tonë për sakrificën dhe trashëgiminë e tij që është shembull frymëzimi për brezat e rinj”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika